MENU
klinika

Ish-mdelja do dëmshpërblim

Pretendon se u dhunua nga CR7, kërkon 65 mln euro

29.04.2021 - 11:30

Kathryn Mayorga vazhdon betejën e saj kundër Cristiano Ronaldos. Ish-modelja amerikane pretendon se u përdhunua nga ylli portugez më 2009, në një hotel në Las Vegas, dhe tani kërkon dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh, përfshirë kostot ligjore.

Gazeta britanike “Mirror” e raporton këtë. Ronaldo kurrë nuk e ka mohuar marrëdhënien seksuale me të, por gjithmonë ka hedhur poshtë akuzat për dhunë.

Mayorga, më 2010, fillimisht kishte rënë dakord të nënshkruante një marrëveshje heshtjeje për rreth 300 mijë euro, për të mos e çuar çështjen në gjykatë, por më pas, pas tri vitesh, vendosi të paraqesë një ankesë të re tek autoritetet e Las Vegas, duke pretenduar se kur nënshkroi atë marrëveshje ishte e paaftë për të kuptuar.

Cristiano Ronaldo Kathryn Mayorga

Tani pritet kundërpërgjigja e Ronaldos dhe e avokatëve të tij. Kjo vjen në një moment aspak të mirë për nga ana sportive e sulmuesit portugez, i cili në katër ndeshjet e fundit me Juventusin nuk ka shënuar, një rekord negativ qëkur mbërrit në Serie A.