MENU
klinika

Serie A, Java 31

Roma përmbyset në Torino, Champions një iluzion

18.04.2021 - 19:05

Roma humb një nga shanset më të mirë për të siguruar zonën Champions nga Serie A. Verdhekuqtë janë përmbysur në Torino nga skuadra vendase 3-1 dhe tani kryeqytetasit thuajse mbeten jashtë zonës europiane.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Mayoral në minutën e 3-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në fragmentin e dytë të lojës, verdhekuqtë iu dorëzuan skuadrës vendase të drejtuar nga Nikola, të cilët arritën të shënonin plot 3 herë.

Fillimisht ishte Sanabria që barazoi shifrat në minutën e 57-të, ndërkohë që Zaza dhe Rincon i siguruan 3 pikë të arta për mbijetesën skuadrës torineze. Titullar në këtë takim u aktivizua edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që la fushën në minutën e 63-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN