MENU
klinika

Adelina Grainca

Si e kompleksoi kameleonin një deputete, që “u ble” nga Kurti?

05.04.2021 - 08:38

Për të qenë konsekuente, feministet e Kosovës duhet të flasin tash pak edhe për gjestin e Adelina Graincës: kalimin fluturues dhe PA ASNJË ARSYETIM nga PDK në VV.

Çka na tregon ky gjest? A e turbullon kjo pak atë pamjen idilike, burrat janë të poshtër, gratë e humanizojnë politikën? Meqë shpesh, e sidomos këto ditë, nëpër media sociale në mënyrë paushalle është kultivuar ky rrëfim nga disa qarqe kinse feministe.

Në fushatën elektorale Grainca thoshte se PDK e ka ekipin më të mirë. Madje premtonte se “bashkë me kolegun Ramiz Kelmendi” do të mbështesin bizneset.

E tash? Tash a bëhet kjo majtiste e madhe në VV dhe angazhohet vetëm për të drejtat e punëtorëve dhe kundër politikave neoliberale?

Pyetja esenciale për çdo pjesëmarrës në jetën publike është kjo: kur ke gënjyer – dje apo sot? Apo përherë? Fakti që në VV nuk e merr ASKUSH guximin të kritikojë gjestin e Graincës apo së paku të shtrojë disa pyetje të nevojshme, flet shumë për rrezikun e uniformitetit mendor.

Por këtu s’kanë çka lavdërohen shumë as partitë e tjera.(E.Robelli)

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi