MENU
klinika

Premier League

Tottenham shkarkon José Mourinhon

19.04.2021 - 11:16

José Mourinho shkarkohet nga Tottenham. Një vit e gjysmë pas emërimit të tij, ai nuk është më trajner i Spurs. “Special One” është shkarkuar nga klubi londinez, i cili së shpejti do të lëshojë një deklaratë për të zyrtarizuar ndarjen me portugezin, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, në krye të Portos dhe Interit.

Sipas raporteve nga mediat britanike, vendi i portugezit do të mbahet përkohësisht nga Ryan Mason, një ish-futbollist 29-vjeçar i Tottenham, i cili doli në “pension” në shkurt, 2018 pasi pësoi një frakturë të kafkës së kokës.

Mourinho paguan për rezultatet e dobëta të marra me “Spurs”, aktualisht të shtatët në Premier League dhe jashtë “Europa League”, ku u eliminuan nga Dinamo Zagreb në 1/8 finale. Sidoqoftë, brenda gjashtë ditësh është finalja e “Carabao Cup”, kundër Manchester City të Guardiolës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN