MENU
klinika

Corriere della Sera

Turizmi i vaksinës, strategjia e suksesshme e Serbisë

05.04.2021 - 08:26

Serbia ia ka dalë me sukses të kthehet në qendër të vaksinimit për Ballkanin, por edhe për Europën. Mund të cilësohet turizmi i vaksinës. Sepse shkon dhe kthehesh i imunizuar, madje vaksinën mund ta zgjedhësh vetë. Corriere della Sera sjell sot rastin e sipërmarrësit Avogadro di Vigliano, 57 vjeç, i cili ka vendosur të mos presë radhën në Itali, por të udhëtojë drejt Beogradit për t’u vaksinuar.

Procedura që duhet ndjekur shpjegohet në faqen e ambasadës italiane. Me të mbërritur në Beograd, mund të zgjidhet mes Pfizer, AstraZeneca, Moderna, vaksinës ruse apo asaj kineze.

“Unë punoj dhe jetoj nëpër botë me biznesin familjar dhe kam një zyrë në Serbi. Unë jetoj midis Milanos dhe Singaporit, ku, ndër të tjera, më është ofruar vaksinimi. Por për shkak të Covid nuk kam mundur të udhëtoj drejt Azisë që nga Krishtlindjet”, nthotë ai.

Në moshën 57 vjeç, në Itali, në rastin më të mirë, ai do të vaksinohej në qershor.

Por në shkurt partnerët e tij ballkanikë i treguan për mundësinë e marrjes së vaksinës jashtë vendit. Serbia renditet pas Izraelit për fushatën fushatën e suksesshme të vaksinimit.

Izraeli ka zgjedhur të imunizojë fillimisht popullatën e vet, ndërsa Serbia po punon edhe për imazhin. Është kthyer në njëfarë atraksioni: eja, nëse dëshiron të vizitosh vendin dhe ndërkohë edhe të vaksinojmë.

Këtë strategji, Serbia e nisi përmes bashkëpunimit me Dhomat e Tregtisë, fillimisht të vendeve fqinje. Javën e kaluar, mediat raportuan për vaksinimin e qindra biznesmenëve të Ballkanit në Beograd.

Strategjia është përsosur me kalimin e javëve. Aktualisht, siç raporton “Corriere”, për t’u vaksinuar mund të aplikosh në portal për të caktuar kohën e vaksinimit dhe të zgjedhësh vaksinën. Pasi injekton të dyja dozat, pajisesh me certifikatën e vaksinimit, e shkruar në tregjuhë dhe me një kod të lexueshëm QR. Kodi u dërgohet autoriteteve të vendit tënd, çka heq emrin nga lista e pritjes për vaksinimin dhe të jep mundësinë të udhëtosh në të gjithë botën.

REMOTE_ADDR:[]
Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi