MENU
klinika

La Liga, Java 34

Messi me dy gola dhe Griezmann, përmbys Barça

02.05.2021 - 22:01

Barcelona ka vuajtur sërish, por këtë herë ia ka dalë të përmbysë shifrat ndaj Valencia në transfertë. Katalanasit fituan 2-3 jashtë fushe dhe tashmë shohin sërish për nga titulli, pasi ndeshja e radhës është pikërisht Barcelona-Atletico Madrid.

Një ndeshje e nisur mirë por e prishur në pjesën e dytë, kur vendasit gjetën golin me Paulista. Nga aty, dominimi dhe kthesa e katalanasve. Në fillim është Messi ai që me një penallti të humbur, gjen golin pasi aksioni vazhdon dhe ndiqet nga Busquets.

 

Pak më vonë është Griezmann që dyfishon shifrat dhe Messi i jep lustrën finale me një goditje dënimi perfekte dhe golin e dytë. Në fund, Soler shkurton shifrat në 2-3, por nuk ka më kohë për të befasuar dhe Barcelona merr tri pikë tepër të rëndësishme në garën për titull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN