MENU
klinika

La Liga, Java 34

Real kalon një pengesë, nuk heq dorë nga titulli

01.05.2021 - 21:57

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Real Madrid ndaj Osasunës, pavarësisht se rezultati duket i pastër 2-0. Megjithatë, të besuarit e Zinedine Zidane nuk dorëzohen deri në fund për titull.

Pjesa e parë, nëse vihet re kronika duket sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë, porn ë fakt ishte me ritëm të lartë, me vendasit më kërkues, por që nuk arritën dot të gjejnë golin e avantazhit.

Pas 75 minutash lojë, Real Madrid arrin të zhbllokojë ndeshjen. Eder Militao ka realizuar në goditje këndi, duke gëzuar edhe Zinedine Zidane. Pas golit të parë, 4 minuta më pas Casemiro ka dyfishuar rezultatin duke çliruar ambjentin e Los Blancos.

Më pas Real mund të kishte shënuar edhe të paktën dy gola të tjerë. Gjithsesi, rëndësi kanë pikët dhe ato u morën të plota. Madrilenët mbajnë distancën -2 pikë nga Atletico.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN