MENU
klinika

Infantino e dinte prej 2 vitesh

Akuza e “New York Times”: Prapa Superligës ishte FIFA

20.05.2021 - 16:12

Një shkrim i gazetës prestigjioze New York Times trondit me një artikull futbollin ndërkombëtar. Gazeta në fjalë shkruan se pas Superligës Europiane fshihet FIFA.  

Bisedimet flitet se kanë filluar dy vjet më parë mes anëtarëve të ardhshëm të Super League dhe Gianni Infantino, presidentit të FIFA-s. Ky i fundit do t’u kishte dhënë një mandat vartësve të tij për të studiuar mirë këtë mundësi konkrete, duke vlerësuar krijimin e këtij turneu me një hap të caktuar pozitiv.

Edhe NYT shkroi se si bisedimet midis palëve filluan përmes një konsorciumi këshilltarësh të quajtur A22, si dhe njerëz të lidhur me Infantino, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom.

Vetë Infantino do t’i kishte dhënë mbështetjen e tij Superligës pasi kishte arritur një marrëveshje. FIFA është në rregull për të krijuar një turne evropian në këmbim të pjesëmarrjes së disa prej klubeve themeluese në Kupën e re Botërore të Klubeve të nisur nga i njëjti numër një në futbollin ndërkombëtar.

Por diçka nuk shkoi mirë. Në njoftimet e para të krijimit të Superligës, UEFA dhe presidenti Aleksander Ceferin u revoltuan. Kështu që ka ardhur kthesa e Infantinos, e cila ka përjashtuar çdo mundësi mbështetjeje për klubet separatiste, duke u mbështetur në UEFA.

Prandaj edhe natyra zyrtare e një lëshimi ‘të butë’ por në kundërshtim me këtë hipotezë. Largimi i klubeve angleze dhe, më pas, edhe i financierit JP Morgan bëri që Super League të shkrihej si akulli në diell.

Edhe pse sot Juventus, Real Madrid dhe Barcelona mbeten të lidhur me projektin me rrezikun e dënimeve dhe skualifikimeve nga garat e UEFA-s. Por përshtypja se FIFA dhe Infantino ishin të vetëdijshëm dhe në marrëveshje duket gjithnjë e më e qartë.

Siç pohoi edhe Javier Tebas, president i La Ligas Spanjolle: “Ai është prapa Superligës, dhe unë tashmë ia kam thënë personalisht. Unë tashmë e kam thënë dhe e përsëris: pas gjithë kësaj qëndron presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN