MENU
klinika

Serie A, Java 35

Atalanta rimerr vendin e dytë me 5 gola

09.05.2021 - 16:09

Atalanta nuk heq dorë nga një vend në Champions League. Dominim dhe spektakël I bergamaskëve, që arritën një fitore 5-1, tepër të rëndësishme ndaj Parma-s (që matematikisht ka rënë në Serie B), duke vazhduar kështu ecurinë drejt kualikimit në Champions League.

Me golat e Malinovsky, Pessina, dy herë Muriel dhe Myranchuk,skuadra e Gasperinit ka marrë 3 pikë tepër të rëndësishme duke blinduar vendin e dytë. Ndeshje totalisht sulmuese e bergamaskëve teksa edhe Berat Djimsiti iu afrua golit personal.

Sukses me shumë rëndësi edhe për Cagliarin (3-1) sa i përket mbijetesës. Skuadra sarde ka fituar ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Benevento. Vendos goli i Pavolettit.