MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Bajrami realizon tjetër gol për Empolin

04.05.2021 - 15:48

Jo më kot ai është dominuar si lojtari më i mirë për muajin prill. Nedim Bajrami ishte edhe sot protagonist në fushën e blertë me Empolin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e katërt.

Pas një harkimi, ai realizoi me kokë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 4-0 për të tijtë që mposhtën Cozenzan dhe siguruan rikthimin në Serie A kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat.

Ky ishte goli numër pesë për lojtarin shqiptar, teksa ka rezultuar në këtë sezon si një nga futbollistët më të rëndësishëm të Empolit dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë në elitën e futbollit italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN