MENU
klinika

Vlerësimet për kuqezinjtë

Cikalleshi e Ajeti në 11-n e javës, Ndoj e Bajrami për lojtarin e muajit

04.05.2021 - 11:02

Futbollistët shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë janë vlerësuar në kampionatet përkatëse. Sokol Cikalleshi pas dopietës dhe një asisti në fitoren 5-1 të skuadrës së tij Konyaspor, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke.

Së bashku me sulmuesin kuqezi, në 11-shen e javës, ndodhet edhe një lojtar tjetër shqiptar, Zymer Bytyqi, i cili shënoi pas asistit të Cikalleshit.

I njëjti vlerësim edhe për Arlind Ajetin në Serie B italiane. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është formacionin më të mirë në qendër të mbrojtjes. Ajeti shënoi golin e fitores për ekipin e tij Reggiana ndaj Pordenones. Një gol me shumë peshë nga mbrojtësi shqiptar, pasi ekipi tani ka shanse për mbijetesë.

Por nuk mbarojnë këtu vlerësimet për futbollistët kuqezi, pjesë të Kombëtares shqiptare. Emanuele Ndoj dhe Nedim Bajrami janë nominuar për t’u përzgjedhur futbollisti më i mirë i muajit prill po në Serie B italiane.

Ndoj ishte protagonist me dy supergola për Brescian, ndërsa Bajrami me gol dhe asiste për skuadrën e tij Empoli, që sezonin e ardhshëm do të ngjitet në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN