MENU
klinika

Premier League, Java 33

Chelsea përmbys në “Etihad”, shtyn titullin e Cityt

08.05.2021 - 19:37

Kur u mendua se Manchester City u shpall kampion pasi shënoi i pari ndaj Chelsea, është përmbysur brenda në “Etihad” 1-2. Shtyhet kështu titulli kampion për Sitizens, ndërsa Blutë e Londrës ngjiten në vendin e tretë dhe Champions nuk është më problem.

Sterling kaloi në avantazh ekipin e Guardiola-s në minutën e 44-t, por londinezët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë falë golave të Ziyech (63′) dhe Alonso (92′).

City është ndëshkuar edhe nga gabimi i Aguero-s nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë. Argjentinasi ka dashur të shënojë me një panenka, por tentativa e tij ka dështuarKëto dy skuadra do të përballen përsëri 29 majin e ardhshëm në finalen e Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN