MENU
klinika

Sipas "Mirror"

Chelseas do t’i zbriten pikë dhe ngel pa Champions?

23.05.2021 - 20:40

Një lajm i bujshëm vjen nga gazeta britanike “Mirror”, sipas së cilës, Chelsea mund t’i zbriten pikë dhe mbetet jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm, edhe pse sot Blutë siguruan vendin e katërt.

E gjitha lidhet me ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes me Leicester, ku skuadra e Tuchel fitoi 2-1. Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Chelsea patën konfrontime fizike me ata kundërshtarë.

Për këtë, Disiplina ka nisur një hetim dhe Blutë e Londrës rrezikojnë zbritje pikësh. Në 7 vitet e fundit Chelsea është paralajmëruar për shkak se lojtarët e tyre shpesh herë kanë shkaktuar trazira.

Tani po mendohet një dënim i rëndë për klubin, për të marrë një mësim të mirë. “Mirror” raporton se Chelsea ka kohë deri të martën për të hedhur poshtë akuzat, në të kundërt i pret dënimi. Do të ishte një goditje vërtet e rëndë dhe Chelsea do të shkonte në Champions vetëm nëse do të fitonte finalen e 29 majit ndaj Cityt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN