MENU
klinika

NBA

Clippers fitojnë derbin me Lakers dhe ngjiten të tretët

07.05.2021 - 09:27

Mbeten edhe 10 ditë nga mbyllja e sezonit të rregullt të NBA, ndërkohë sfidat e fundit po bëhen gjithnjë e më interesante dhe spektakolare. Los Angeles Clippers fituan bindshëm 118-94 ndaj Los Angeles Lakers në derbin kalifornian, duke konfirmuar se për momentin është skuadra më e fortë e qytetit.

Një ndeshje e dominuar nga Clippers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët, George me 24 pikë ishte më i miri. Për Lakers u dallua Kuzma me 25 pikë, por që s’mjaftuan. Ndërsa LeBron James nuk luajti. Clippers ngjiten në vendin e tretë, ndërsa Lakers zbresin në të gjashtin në Perëndim.

Në Lindje, humbet sërish skuadra e Brooklyn Nets, që u mund 113-109 nga Dallas Mavericks, ndeshje ku diferencën e bëri Luka Doncic, me 24 pikë e 10 rebound. Ai u mbështet edhe nga Hardaway me 23 pikë, ndërsa për Nets 45 pikët e Kyrie Irving mbetën për statistikë.

Ndeshje e mirë për Stephen Curry, që realizoi 34 pikë në fitoren 118-97 të Golden State ndaj Oklahoma City Thunder, duke qenë vendimtar në parket. Fiton pa probleme edhe Chicago Bulls, që mposhti 120-99 Charlotte Hornets jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Vucevic me 29 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN