MENU
klinika

Dy destinacionet e mundshme

Cristiano largohet, nëse Juve nuk shkon në Champions

22.05.2021 - 13:30

Nëse Juventus nuk arrin nesër të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League, Cristiano Ronaldo do të kërkojë largimin nga Torino, edhe pse kontrata e tij përfundon vitin tjetër.

Dy janë destinacionet e mundshme, të dy rikthime: Ose te Manchester United, ose te Sporting Lisbonë. Të dy skuadrat e kanë siguruar pjesëmarrjen në grupet e Champions dhe përmbushin ambiciet sportive të CR7.

Kuptohet, paga e tij nuk do të jetë më 30 milionë euro, sa merr aktualisht te Juventus. Nëse do t’u bashkohej anglezëve, mendohet që paga e tij të ishte diku te rreth 20 mln euro, përfshi disa klauzola.

Nëse do të shkonte te Sportingu, paga maksimale e Ronaldos nuk do t’i kalonte 5-6 milionë euro, por do të ketë një kusht: të ardhurat nga imazhi do t’i kalonin atij.

Juventus, pa Ligën e Kampionëve, do ta pranonte me kënaqësi operacionin. E para, kursen 30 milionë euro pagë. Dhe e dyta, përfiton edhe të paktën 30 milionë euro nga shitja. Jo pak, pasi të ardhurat do të binin ndjeshëm nëse bardhezinjtë nuk janë në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN