MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Ndryshon situata e Elseid Hysajt

22.05.2021 - 11:59

Prej më shumë se një viti është diskutuar e ardhmja e Elseid Hysajt, pas 6 vitesh me fanellën e Napolit. Deri tani flitej për një largim, por së fundmi ai është pranë firmës përsëri me klubin e Napolit.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mund të rinovojë kontratën që i përfundon më 30 qershor. Askush nuk e mendonte një gjë të tillë, sidomos duke marr për bazë deklaratat e menaxherit të tij në muajt e fundit.

Situata kishte shtyrë klubet e Lazios, Fiorentinës e Milanit që të bënin hapa para e bisedime konkrete në tentativën për të firmosur me mbrojtësin shqiptar, i cili largohet me parametra zero gjatë verës e kësisoj është një okazion i mirëfilltë për merkaton.

Sipas “Il Mattino”, gazetë pranë klubit të Napolit, presidenti De Laurentiis ka ndryshuar plotësisht qëndrim rreth futbollistit shqiptar dhe tashmë është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve për rinovimin.

Klubi disa muaj më parë nuk mori në konsideratë kërkesën e Hysajt për rritje rroge në rast rinovimi të marrëveshjes, duke e cilësuar një lojtar që do të përfundonte jashtë projektit.

Megjithatë, ndeshjet e fundit kanë treguar se sa i rëndësishëm është ai për Napolin e tashmë De Laurentiis është gati që të pranojë kërkesat e futbollistit për të mos e humbur atë.

Një situatë që ndryshon plotësisht të ardhmen, pasi vetë Hysaj është shprehur se është i lumtur te Napoli dhe tashmë në Itali e shohin rinovimin e tij mëse të mundshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin