MENU
klinika

Bën bashkë Ramën dhe Metën

Nis në Durrës “Defender Europe 2021”

04.05.2021 - 08:57

Stërvitja ushtarake amerikane “Defender Europë 2021” ka bërë bashkë Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Në kulmin e debatit, për shkarkimin e Kreut të Shtetit, sot Rama dhe Meta janë reshtuar krah njëri-tjetrit, ku edhe do të mbajnë fjalim para përfaqësuesve të NATO-s.

“Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”, shkruan Rama në Facebook.