MENU
klinika

Serie A, Java 34

Dy gola të Ronaldos, Juventus përmbys në Udine

02.05.2021 - 18:59

Nuk kishte shënuar prej 4 ndeshjesh, por shënon dy të tillë në një sfidë të rëndësishme për Juventus. Bardhezinjtë i falen Cristiano Ronaldos, që përmbys në transfertë ndaj Udineses 1-2 . Juventus në vend të tretë së bashku me Atalantën e vendit të dytë dhe Milanin e vendit të katërt.

Ronaldo me dopietën e tij në minutat 83’ dhe 89’, përmbysi gjithçka pas avantazhit të Udineses me golin e Molina në minutën e 10-të. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për “Zonjën e Vjetër” për zonën Champions.

Ronaldo i shpëtoi stolin edhe trajnerit Andrea Pirlo, i cili në rast se nuk fitonte sot, atëherë me shumë mundësi do të shkarkohej, sipas lajmeve që qarkullonin gjatë javës.