MENU
klinika

Formula 1

Hamilton: Nuk jemi favoritë në Monte Carlo

20.05.2021 - 12:22

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të zhvillohet në pistën qytetase të Monte Carlos, një nga pistat më spektakolare. Në këtë pistë do të garohet pas dy vitesh, pasi vjet gara u anulua për shkak të pandemisë.

Duke folur për sfidën e radhës, Leëis Hamilton, kryesuesi i botërorit, thotë se kësaj here do të jetë e vështirë për të fituar: “Në Monte Carlo do të jetë e vështirë të fitojmë ndaj Red Bull. Është një pistë ku gjithçka varet nga provat zyrtare dhe koha e shpejtë. Të garosh në këtë pistë është si të ecësh në malet ruse. Në këtë pistë Red Bull është favorit, pasi parakalimi është i vështirë.”

Shtatë herë kampioni i botës kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi janë edhe 19 gara deri në fund të sezonit. Hamilton kryeson për momentin me 94 pikë, 14 më shumë se Verstappen, por piloti britanik e di mirë që një përpasje apo dalje jashtë mund të zeronte menjëherë diferencat. Gjithsesi, në Monte Carlo nuk do të vendoset titulli, prandaj piloti i Mercedes presionin kërkon ta kalojë te të tjerët.