MENU
klinika

Nga CR7, Donnarumma, Pirlo e Pioli

Juventus-Milan, vlen e ardhmja e dy klubeve

06.05.2021 - 16:03

Juventus dhe Milan do të përballen në fundjavë, ku barazimi në këtë stacion të garës vlen shumë pak, sidomos për bardhezinjtë që luajnë në shtëpi. Gjithçka ose asgjë.

Nuk bëhet fjalë për titull, në lojë është një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Për të dy klubet është jetike, pasi pjesëmarrja aty lidhet edhe me shumë gjëra të tjera, që nga aspekti financiar, deri te qëndrimet apo largimet e futbollistëve cilësorë.

Më saktë, luhet e ardhmja e Cristiano Ronaldos dhe e Donnarummas, deri te fatet e trajnerëve Pirlo e Pioli. Për bardhezinjtë, një sezon pa Champions do të ishte një falimentim sportiv i vështirë për t’u menaxhuar. Si nga këndvështrimi ekonomik, ashtu edhe teknik.

Jashtë nga kompeticioni prestigjoz, Juventusi rrezikon të riprogramojë të ardhmen e afërt duke reduktuar në masë të ndjeshme investimet dhe pagat, duke nisur nga ajo e Cristiano Ronaldos, që pa Champions, vështirë se do të qëndronte në Torino.

Diskutim tjetër për Milanin. Në këtë pikë për kuqezinjtë Championsi përfaqëson një udhëkryq vendimtar për të ardhmen. Ajo që duhet për të kompletuar projektin e rikthimit të skuadrës mes të mëdhave të Europës.

Pas shumë investimeve për fondin Eliot, ky është sezoni ku mund të konkretizojnë projektin dhe të kthehen në elitë. Por edhe për kuqezinjtë mungesa e kualifikimit në Champions mund të kushtojë shumë në aspektin teknik, pasi me një vend mes më të mirëve të Europës, do të ishte më e lehtë të konfirmonin Donnaruman për sezonin e ardhshëm.

cristiano ronaldo juventus milan

Në fund kapitulli i trajnerëve, Juve-Milan, do të jetë edhe ndeshja mes Pirlos dhe Piolit, nga njëra anë anë Pirlo e rrezikon stolin gjithsesi, por pa Champions, me siguri që nuk do të jetë ai trajneri i të ardhmes. Nga ana tjetër është një trajner si Pioli që kërkon një skenë të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Besnikët e Superligës Evropiane

UEFA mund të dënojë 4 klube për 2 vjet

Me mesataren më të mirë të pikëve

Conte kalon Mourinhon, trajneri më i suksesshëm