MENU
klinika

Tre ekipe të Serie A për 2 vende

Kombinimet, si mund të futen në Champions

18.05.2021 - 16:38

Serie A do të luajë në të dielën javën e fundit, çka do të zbulojë edhe dy skuadrat që do të marrin pjesë në Champions, përveç Interit dhe Atalantës. Napoli-Verona, Atalanta-Milan dhe Bologna-Juventus, të dielën në 20:45 marrin vëmendjen.

Pas hapit fals të Milanit, të dielën në “San Siro”, kundër Cagliarit, Juventus është futur bindshëm në garë, duke qenë se pret një “favor” në javën e fundit edhe nga Atalanta. Gjithsesi, çdo kombinim i mundshëm renditet si më poshtë:

Si kualifikohet Milan – Fiton kundër Atalantës, pavarësisht rezultateve të Napolit e Juves. Barazon me Atalantën dhe të paktën njëra mes Napolit e Juves nuk fiton në duelet respektive. Humb me Atalantën dhe Juventusi nuk fiton në Bologna. Humb me Atalantën dhe Napoli humb me Verona-n.

Si kualifikohet Napoli – Fiton me Veronën, pavarësisht rezultateve të Milanit e Juves. Barazon me Veronën dhe Juventus nuk fiton në Bologna. Barazon me Veronën dhe Milani humb me Atalantën. Humb me Veronën me 9 gola diferencë dhe Juventus nuk fiton me Bologna-n të paktën 10-0 (10 gola diferencë), për të futur në lojë golavarazhin e përgjithshëm, duke qenë se pikët dhe golat në duelet direkte Napoli e Juvja i kanë në baraspeshë totale.

Si kualifikohet Juventus – Fiton në Bologna, ndërsa njëra mes Napolit e Milanit nuk fiton. Barazon kundër Bologna-s dhe Napoli humb me të paktën 10 gola diferencë kundër Veronës. Ndërkohë, ekziston edhe mundësia e një arritjeje të këtyre tri skuadrave me pikë të barabarta në fund, në kuotën 76 pikë nëse: Milani humb me Atalantën; Napoli humb me Veronën dhe Juventusi barazon në Bolonja.

Nëse kjo situatë ndodh, atëherë ekipet që kalonin në Champions janë Napoli e Milani, pasi Juventus i ka në disfavor duelet e golat në ndeshjet direkte, por edhe golavarazhin e përgjithshëm ndaj të kaltërve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë gjobë pas orës 22:00

Finalja e Kupës së Italisë me 4300 tifozë