MENU
klinika

Asnjë gjobë pas orës 22:00

Finalja e Kupës së Italisë me 4300 tifozë

17.05.2021 - 21:05

Finalja e Kupës së Italisë është planifikuar për të mërkurën në orën 21:00 (19 mjaj) në “Mapei Stadium” të Reggio Emilia. Përballë do të jenë Juventus dhe Atalanta, por këtë herë ndryshimi do të jetë i madh pasi në stadium do të mund të futen 4300 tifozë.

Duke qenë e ndaluar që të ketë njerëz në qarkullim pas orës 22:00 dhe duke ditur se ndeshja mund të mbarojë, si në 23:00, ashtu edhe në 00:00, nëse shkon më shtesë ose penallti, sipas Sky Sport, do të ketë një përjashtim për këtë rast.

Tifozët e pranishëm do të jenë në gjendje të ndjekin lojën deri në bilbilin e fundit dhe më pas të kthehen në shtëpi pa u gjobitur nga policia. Kjo do të vërtetohet nga bileta, të cilën kurrsesi nuk duhet ta heshin edhe pas ndeshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtohen fjalët për largimin e CR7

Ronaldo çon makinat në Portugali, ikën nga Juve?