MENU
klinika

Vendi për Champions

Milan e ka në dorë fatin, Atalanta 5 mln € motivim

17.05.2021 - 15:03

Milan ngeci në ndeshjen e fundit në shtëpi 0-0 ndaj Cagliarit, duke kompromentuar jo pak zonën Champions. Shpresa tani është në ndeshjen e fundit: 3 pikë! Milani e di mjaft mirë se si është gjendja dhe renditja.

E di po aq mirë se Juventusi dhe Napoli do të bëjnë pikë të plota dhe se nuk mund të shpresohet në çudira si “Cagliari”. Skuadra e Gian Piero Gasperini, e cila gjithashtu ka finalen e Coppa Italia kundër Juventusit për të luajtur në mesjavë, tashmë është kualifikuar në garën më të mirë të klubeve UEFA.

Megjithatë, Atalanta nuk do të bëjë asnjë lloj “dhurate” për Stefano Pioli. Kjo sepse është në vend të dytë në renditje dhe nuk dëshiron ta humbasë atë pozicion, pasi vetë trajneri e ka thënë se objektivi sivjet është të dalin pas Interit dhe të përmirësojnë renditjen e tyre ndër vite duke shënuar një rezultat historik.

Në Bergamo, Milani do ta gjejë Atalantën e pangopur, jo vetëm në aspekt sportiv por edhe ekonomik! Në fakt, ka ndryshim mes vendit të dytë dhe të katërt. Bëhet fjalë për 5 mln euro më pak. Siç raportohet nga calcioenanza.it, i dyti në renditjen e Serie A merr 19.4 milionë euro nga shpërndarja e të drejtave televizive bazuar në pozicionin në kampionat, i treti shkon 16.8 dhe i katërti 14.2.

I pesti, i cili gjithsesi shkon në Europa League, është i kënaqur me 12.5 milionë euro. Siç përcaktohet nga ligji i Melandrit, të ardhurat nga të drejtat televizive në Itali shpërndahen si më poshtë: 50% në aksione të barabarta, 30% bazuar në rezultate sportive (nga të cilat 15% bazuar në vendosjen e sezonit aktual dhe 15% të tjera në rezultate historike), 20% bazuar në zonën e jehonës (tifozët).

Atalanta ka një arsye ekonomike (pak më shumë se 5 milionë euro) që të mos humbasë kundër Milanit dhe të mbajë vendin e dytë në kampionat. Nëse kuqezinjtë do të fitonin në Bergamo, ata do të kalonin formacionin e Gasperinit. dhe do të merrnin pozicionin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtohen fjalët për largimin e CR7

Ronaldo çon makinat në Portugali, ikën nga Juve?