MENU
klinika

Napoli, 1896

Kostumi arbëresh i Kozencës

25.05.2021 - 14:48

       Veçantia e veshjeve tipike arbëreshe, ka ngjallur kuriozitet shekuj më parë. Fotografia e realizuar në vitin 1896, sjell kostumet popullore kalabreze me punime me shtypje dhe gravura antike (shek. 16 – 19).

Kostumi që mbajnë veshur personazhet në fotografi, njihet si kostumi i San Martino di Finita, një qytet i vogël me origjinë shqiptare në provincën e Kozencës.

Në anën e pasme të fotografisë është shkruar “Kostumi i San Martino di Finita, prezantuar nga shqiptarët në Ekspozitën Folkloristike dhe të Kostumeve në Napoli, në vitin 1896.

Në atë kohë kryetari i Bashkisë, Cavallo Silvio ishte shoqëruesi i grupit Sammartinese. Foto-kotrezi e Alfonso Barone.