MENU
klinika

Askush si argjentinasi

Leo Messi thyen rekord edhe pa luajtur sot

22.05.2021 - 20:55

Mungoi në ndeshjen e sotme të Barcelonës në transfertë ndaj Eibar, por Lionel Messi then një tjetër rekord në kampionatin spanjoll. Katalanasit fituan 1-0 me gol të Griezmann në minutën e 81’ dhe u pozicionuan në vendin e tretë.

Ndërsa Messi, që mori pushimet një javë më parë se të tjerët, shënoi këtë sezon 30 gola, duke fituar “Këpucën e Artë” për herë të tetë në historinë e La Liga-s. Por nuk është ky rekordi i vendosur sot, pasi edhe me 7 e kishte thyer më parë.

Sot argjentinasi e fitoi trofeun “Pichichi” për të pestë radhazi, ky është rekordi. Më parë, Alfredo Di Stefano dhe Hugo Sanchez e kishin fituar nga katër herë secili. Messi mban edhe rekordin tjetër, teksa në sezonin 2011-12, realizoi plot 50 gola, si asnjë tjetër në 5 ligat kryesore europiane.

Këtë sezon, me 30 golat e tij, Messi renditet i dyti pas Leëandoëskit, që shënoi 41 gola (barazoi rekordin e Gerd Muller në Gjermani). Nëse Ronaldo shënon në Bologna, e barazon ose mund ta kalojë nëse bën 2 gola. Mbappe ndodhet në vendin e tretë me 26 gola, atij i duhen 4 të tillë në sfidën e fundit ndaj Brest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN