MENU
klinika

Sulmuesi i Interit

Lukaku në telashe, gjobë për ditëlindje

13.05.2021 - 13:06

Inter fitoi 3-1 ndaj Romës, por gjatë dhe pas ndeshjes pati disa episode jo të mira për zikaltrit. Sikur të mos mjaftonte sherri Lautaro-Conte gjatë takimit, Interit iu shtua edhe një çështje “Lukaku”.

Sulmuesi belg mbushi 28 vjeç dhe për festën e ditëlindjes së tij e organizoi në mënyrë tëm fshehtë në një hotel së bashku me tre lojtarë të tjerë zikaltër, Hakimi, Perisiç dhe Eshli Jang.

Pas fitores në stadiumin “Giuseppe Meazza”, katër lojtarët e Interit u transferuan menjëherë në hotel, ku në orën 3 të mëngjesit janë kapur në flagrancë nga policia. Në total janë identifikuar 24 persona, midis tyre dhe drejtori i restorantit dhe hotelit që ka organizuar këtë event.

Drejtori dhe të ftuarit do të gjobiten për mos respektim të masave anti-COVID të vendosur nga qeveria italiane. Ndërkohë, klubi i Interit nuk ka marrë ende ndonjë vendim disiplinor. Përpara është ndeshja me Juventus në Torino, pra çështja është delikate, pasi kemi të bëjmë me 4 lojtarë titullarë.