MENU
klinika

Arsyeja

Messi në telashe, mund të dënohet

04.05.2021 - 13:06

Lionel Messi në telashe. Kësaj here nuk bëhet fjalë për në fushën e blertë. Dy javë më parë Barcelona mundi në finale 4-0 Bilbaon dhe ngriti trofeun e Kupës së Mbretit. Messi vendosi të mbledhë shokët e ekipit së bashku me familjet në shtëpinë e tij për të festuar fitimin e Kupës.

Në internet po qarkullon një video nga jashtë shtëpisë së Messit ku dëgjohet një kor personash që bërtasin “Kampionë, Kampionë”. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe tani Messi mund të ndëshkohet nga autoritetet spanjolle, pasi në vendin iberik akoma është i ndaluar grumbullimi i më shumë se 6 personave për shkak të pandemisë.

Nuk ka ende një reagim zyrtar, por siç flitet në mediat spanjolle, autoritetet lokale mund të hapin shumë shpejt një hetim dhe kjo do të ishte në dëm të Barcelonës, pasi kampionati është në fazën më të nxehtë. Mungesa e Messit do të peshonte jashtëzakonisht shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN