MENU
klinika

Serie A, Java 35

Milan turpëron Juven në “Allianz Stadium”

09.05.2021 - 21:42

Nuk ishte menduar një rezultat i tillë. Milan ka fituar për herë të parë në “Allianz Stadium” ndaj Juventus, për më tepër në shifrat 3-0. Një fitore që ngjit kuqezinjtë në vendin e tretë, ndërsa la bardhezinjtë në të pestin, që tashmë rrezikojnë shumë Champions.

Milan e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh me supergolin e Brahim Diaz. Një bukuri e rrallë, pasi sulmuesi spanjoll në hyrje të zonës së rreptësisë lëshon një trajektore e cila e çon topin aty ku as Chiellini dhe as portieri nuk mbërrijnë dot, në kryqëzimin mes dy shtyllave…

Pjesa e dytë, pavarësisht dominimit të vendasve, rastet ishin të kuqezinjve. Kessie humbi penallti në minutën e 58-të. Një gol i munguar që u duk sikur rrëzoi gjithcka për Milanin.

Megjithatë, miqtë arrijnë të shënojnë në 78’ me Rebic, kur pak minuta më parë Ibrahimovic u zëvendësua. Një goditje që Juventus nuk e priste, që po përpiqej të paktën mos e humbte ndeshjen. Goditja përfundimtare do të vinte në 82’ nga Tomori.

Ronaldo për asnjë moment nuk u bë protagonist, ndërsa Ibrahimovic u përpoq dicka më shumë për aq sa u aktivizua. Mbeten edhe 3 javë deri në fund të Serie A, Juventus mbetet për momentin pa Champions.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës