MENU
klinika

Europa League

Nuk ka një finale të dytë angleze

06.05.2021 - 22:00

Ndryshe nga Champions League, në finalen e Europa League nuk do të jenë dy skuadra angleze. Kjo pasi Arsenal nuk fiton dot ndaj Villarreal në Londër, duke e mbyllur 0-0, kur takimi i parë pari përfunduar 2-1 për spanjollët. Manchester United u mposht 3-2 nga Roma, por kishte fituar 6-2 ndeshjen e parë në shtëpi.

Djajtë e Kuq e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë të gjysmëfinales së kthimit. Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 39-të nga një predhë e Edinson Cavani-t. Asnjë rezistencë nga mesfusha dhe mbrojtja e verdhekuqve.

Verdhekuqtë kanë përmbysur rezultatin në harkun e 3 minutave me Edin Dzeko (57′) dhe Cristante (60′), por Djajtë e Kuq janë kundërpërgjigjur me Cavani-n (68′). Megjithatë, Roma kalon sërish në avantazh në 83’ me Zaleëskin. Një fitore morali, pasi në finale kalon United.

Arsenal pak bëri për ta merituar fitoren dhe të shkonte në finale. Raste sporadike dhe të pafuqishme në drejtim të portës. Ndërsa miqtë mund të kishin ndëshkuar në kundërsulm. Finalja Manchester United-Villarreal do të luhet më 26 maj në Gdansk të Polonisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN