MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 33

Partizani e Tirana ndalen mes tyre, gëzojnë rivalët

13.05.2021 - 19:57

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e javës 33 të Superligës, që përkonte me derbin e kryeqytetit. Partizani dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se 0-0. Të kuqtë lënë dy pikë me shumë vlerë për titull, Tirana për zonën europiane.

Një ndeshje e ekuilibruar në tërësi. Në pjesën e parë Partizani ishte dicka më kërkues, madje shënoi edhe një gol, i anuluar për jashtë loje. Tirana kërkoi sporadikisht dhe më e paqartë golin.

Pjesa e dytë ka ritëm dhe të dyja skuadrat morën iniciativa. U gabua shpesh në mesfushë nga të dy krahët, por që në fazën finale nuk u shfrytëzuan në konkretizim në drejtim të portës.

Edhe në fund, kur Partizani pati një rast të artë gaboi. Shumë të nxituar futbollistët e të dyja skuadrave në fazën finale. Nuk pati gola, një rezultat që dënon të dy ekipet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN