MENU
klinika

NBA

Play off me surpriza, mposhten Jazz dhe Lakers

24.05.2021 - 10:41

Prej dy ditësh po luhen ndeshjet e fazës play off në NBA dhe që në fillim nuk kanë munguar surprizat. Ekipi i Utah Jazz u mund 112-109 në fushën e tij nga Memphis Grizzlies, skuadra surprizë e “play in tournament” që eliminoi Golden State.

Brooks me 31 pikë e Morant me 26 bënë diferencën në parket për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Bogdanovic për Jazz. Po në Perëndim, fiton Phoenix Suns, që mposhti 99-90 Los Angeles Lakers, ndeshje e dominuar nga vendasit.

Booker realizoi 34 pikë, duke qenë lider në parket, ndërsa për Lakers, Davis e James realizuan 31 pikë së bashku, duke zhgënjyer totalisht në sfidën e parë. Mbetet për t’u parë reagimi i kalifornianëve në sfidat e tjera.

Në Lindje, Philadelphia mposhti 125-118 Washington Wizards, takim i dominuar shumicën e kohës nga vendasit, ku u dallua Harris me 37 pikë dhe Embiid me 30 pikë.

Një triumf në limite i Atlanta Hawks në fushën e New York Knicks. Miqtë fituan 107-105, në një ndeshje plot rivalitet dhe emocione. Young bëri diferencën në parket me 37 pikë dhe 10 asiste.

Konferenca e Lindjes – Play Off

Philadelphia 76ers – Washington Wizards 125-118 (1-0)

Brooklyn Nets – Boston Celtics 104-93 (1-0)

Milwaukee Bucks – Miami Heat 109-107 (1-0)

New York Knicks – Atlanta Hawks 105-107 (0-1)

Konferenca e Perëndimit – Play off

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 109-112 (0-1)

Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 99-90 (1-0)

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 109-123 (0-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 103-113 (0-1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN