MENU
klinika

Kreu i federatës italiane

“Po nuk reflektoi, Juve nuk luan në Serie A”

10.05.2021 - 13:52

Përpos humbjes së mbrëmshe ndaj Milan, Juventus merr një tjetër goditje sot. Përplasja mes tre klubeve ende të ankoruara në Superligë (Juventus, Barcelona dhe Real Madrid) dhe UEFA është totale.

Në orët e fundit u lëshua një deklaratë e përbashkët e klubeve në fjalë për të denoncuar presionin e marrë që të braktisin projektin, i dënuar fort nga Ceferin, i cili arriti një marrëveshje me nëntë klubet e tjera themeluese.

Një grindje, ajo mes bardhezinjve dhe trupës kryesore të futbollit kontinental, i dëmshëm për të gjithë sistemin italian të futbollit. Ky është mendimi i Gabriele Gravina, i cili foli në “Radio Anch’io Lo Sport”. Kreu i futbollit italian nënvizoi:

“Shpresoj që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë jemi lodhur pak nga kjo tjerrje e vazhdueshme e luftës midis këtyre tre klubeve dhe UEFA-s. Shpresoj të jem në gjendje të ndërmjetësoj midis bardhezinjve dhe UEFA-s. Kjo nuk është mirë për futbollin ndërkombëtar, për futbollin italian dhe për vetë Juventusin”.

Ligji anti-Superligë u miratua kohët e fundit, që parashikon përjashtimin nga kampionati ato klube që bashkohen me projekte që nuk janë në përputhje me parimet e futbollit të promovuar nga UEFA dhe FIFA. Gravina sqaron pozicionin e tij:

“Ne kemi thënë tashmë se Federata Italiane e Futbollit respekton rregullat dhe këto parashikojnë mospjesëmarrje në kampionat, nëse parimet e vendosura nga UEFA nuk pranohen. Rregullat janë të qarta: nëse Juventusi është ende pjesë e Superligës kur të regjistrohet për kampionatin e ardhshëm, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Serie A. Do të ishte keq për tifozët, por rregullat janë rregulla: ato zbatohen për të gjithë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Real, Barça e Juve në kundërsulm

UEFA merr firmat zyrtare, shkrihet Superliga

Besnikët e Superligës Evropiane

UEFA mund të dënojë 4 klube për 2 vjet