MENU
klinika

Plumbat presidentit!

“Po pulat, shpëtuan?”… Një atentat dhe një barcoletë

28.05.2021 - 12:21

         Kur më 22 gusht 1962, rreth orës 8:00 të mbrëmjes, dy vetura “Citroen DS19” dolën nga pallati “Elize” dhe u nisën për “Colombey-les-deux-Églises”, rezidenca private e Sharl dë Golit (Charles de Gaulles), në vendin e quajtur “Petit-Clamart”, tre vetë të armatosur sulmuan veturën e Presidentit.

Vetëm 8 nga 150 plumbat që qëlluan mbi ta, arritën të kapnin pjesën e pasme të automjetit. Dë Goli dhe bashkëshortja e tij Ivonë (Yvonne de Gaulle), i shpëtuan paq atentatit.

Duke dalë nga vetura, zonja e Presidentit pyeti e shqetësuar:

– Besoj se pulat, nuk i gjeti gjë?!..

Policët e truprojës, që menduan se e kish fjalën për vete dhe bashkëshortin, u çuditën fort nga kjo mënyrë bisedimi kaq familjare e Zonjës së Parë. Por, mandej morën vesh se ishte fjala për pulat që kish marrë me vete, për drekën e së nesërmes dhe i pati futur në bagazhin e autoveturës.

Kurse Sharli, që i pati shpëtuar edhe një atentati të partizanëve në Algjerinë franceze, bëri vetëm këtë koment të shkurtër: “Kësaj here, plumbat më shkuan tangent”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’