MENU
klinika

80% e japonezëve kundër

Protestat në Tokyo vënë në dyshim Olimpiadën

18.05.2021 - 15:59

Shtohen dilemat për mbajtjen e Lojërave Olimpike të Tokyos. Më pak se 10 javë nga ceremonia hapëse e lojërave të programuar për t’u mbajtur në verën e këtij viti, ngjarja madhore e sportit po has vështirësi të mëdha dhe kjo për shkak të pandemisë.

Mbi 80% e japonezëve kanë dalë kundër mbajtjes së tyre, pasi sipas tyre zhvillimi i Olimpiadës do ishte një rrezik i madh për shoqërinë. Megjithatë, organizatorët dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, deklarojnë se eventi do të zhvillohet normalisht, edhe pse situata në Japoni nuk është aspak e qetë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Tokyo, si pasojë e pandemisë, është shtyrë deri në fund të majit, ndërkohë që janë shtuar protestat anti-Olimpiadë. Peticioni për të anuluar Olimpiadën ka kaluar shifrën e 350 mijë personave dhe tashmë ai ndodhet në zyrën e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit japonez.

Pishtari me flakën olimpike po lëviz në shumicën e Japonisë, por nga i gjithë ishulli vijnë protesta për anulimin e këtij eventi, nga frika e infektimit me koronavirus. Masat që po merren për një Olimpiadë të sigurt janë të mëdha, por të gjithë kanë frikë, përfshi edhe vetë sportistët, që nuk dinë se çfarë do të ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN