MENU
klinika

Në Portugali dhe Spanjë

Si nisen pilotët nesër në Formula 1 dhe Moto GP

01.05.2021 - 17:09

Valtteri Bottas ka siguruar pole position në Çmimin e Madh të Portugalisë. Finlandezi i Mercedes i ka hequ nga duart pole-in numër 100 shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton, i cili është pozicionuar i dyti.

Në vendin e tretë është renditur Max Verstappen, para shokut të skuadrës Sergio Perez. Carlos Sainz e ka pozicionuar Ferrari-n e tij numër 55 në vendin e pestë, ndërsa Charles Leclerc do ta nisë garën nga vendi i tetë.

Përsëri Fabio Quartararo në Jerez. Me kohën 1:36.755 ka siguruar pole position para Morbidelli-t dhe dy Ducati-t e Miller dhe Bagnaia. Quartararo është piloti i parë që siguron katër pole në Jerez. Nuk kanë arritur të kualifikohen në Q2 Marc Marquez (14) dhe Valentino Rossi (17).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak