27.05.2021 - 09:11
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Spitali Memorial i Fierit, i cili është ndërtuar me donacione të dhëna nga Turqia.
Në videon e postuar nga Rama në facebook, pjesëtarë të skuadrës shqiptaro-turke janë shprehur të lumtur që janë pjesë e strukturës së këtij spitali, për t’iu shërbyer të gjithë banorëve të jugut të vendit.
Rama tregon gjithashtu se spitali hap sot dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES
dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Kryeministri shqiptar shikon nga Turqia përpara zgjedhjeve”
Mediat greke: Rama është duke e promovuar si aleatin kryesor! BE është mërzitur…
Dita e 21, e punimeve
Avancojnë punimet për Spitalin Rajonal të Fierit
Nga takimet elektorale te baret e restorantet dhe ora e re policore!