MENU
klinika

Tenis

Surpriza në Romë, eliminohet dy ish-numrat 1 në botë

13.05.2021 - 12:26

Surpriza në turneun Masters të Romës, turneu i fundit i madh i fushave me dhè në prag të grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris. Dy ish-numrat 1 për femra, Naomi Osaka dhe Serena Williams, janë eliminuar që në ndeshjet e para.

Osaka, aktualisht numri 2 në botë, u mund 2-0, përkatësisht 7-6 e 6-2 me sete, nga rivalja amerikane Jessica Pegula. Po 2-0 u mund edhe Serena Williams, e cila u eliminua nga tenistja argjentinase Nadia Podoroska. Kjo ishte ndeshja nr.1000 e Serenës si profesioniste, e cila për fat të keq e humbi, edhe pse rivalizoi fort, pasi setet e humbura ishin 6-7 dhe 5-7.

Te meshkuj, surprizë eliminimi i rusit Daniil Medvedev, numri dy në botë, që u mund 2-0 nga patrioti i tij Arslan Karatsev. Ndeshje e dobët e finalistit të Australian Open, që u mposht 6-2 dhe 6-4. Kjo humbje dhe mos pjesëmarrja në Monte Carlo për shkak të infektimit me koronavirus do ta zbresë Medvedev në vendin e tretë për muajin maj në renditjen botërore.

Do të ngjitet Nadal, pasi fitoi edhe turneun e Barcelonës, ndërkohë që është pretendent për të fituar turneun Masters të Romës, ku marrin pjesë të gjithë tenistët e mirë, përfshirë edhe Novak Djokovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN