MENU
klinika

Formula 1

Triumfon Verstappen, Ferrari i dyti, Hamilton humb kreun

23.05.2021 - 16:45

Max Verstappen me Red Bull triumfon në garën e pestë sezonale në Monte Carlo dhe merr kreun e renditjes së pilotëve. Në vendin e dytë Carlos Sainz me Ferrarin, i pari për këtë vit për meksikanin.

Lando Norris me McLaren i treti, që ngjitet në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Garë fantastike për Sergio Perez me Red Bull tjetër, duke kthyer kështu skuderinë në krye. Vetëm vend i shtatë për Lewis Hamilton

Pas mungesës së Leclerc në vendin e parë si pasojë e problemeve me paketën e ndërrimit të marsheve, gara nisi pa probleme, me Verstappen që mban kreun dhe nis shkëputjen, madje duke regjistruar edhe xhiro të shpejta.

Në futjen e parë në bokse, njëra gomë e Bottas nuk lirohej dot dhe finlandezi tërhiqet. Nga futja në bokse përfiton edhe Perez, që përvecse vendos xhiro të shpejtë, ngjitet në vendin e katërt, duke zbritur Hamilton në vendin e shtatë.

Kampioni i botës, duke parë që nuk kishte asnjë mundësi për të marrë një pozicion më shumë, futet në bokse dhe regjistron xhiron më të shpejtë me gomat e reja. Gjithsesi, vjen përmbysja: Kryeson Verstappen me 105 pikë, ndjek Hamilton me 101 dhe në vend të tretë ngjitet Norris me 56.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN