MENU
klinika

Euro 2020

238 milionë euro nga fanellat, kryeson Franca e Gjermania

20.06.2021 - 12:22

Jo vetëm klubet përfitojnë nga sponsorë, sidomos ata që merrem me fanellat. Edhe në ekipet kombëtare fitimet janë të konsiderueshme. Në total, fitimet e 24 ekipeve që marrin pjesë në “Euro 2020” janë me vlerë 238 milionë.

Dy përfaqësueset që bëjnë ligjin për fitimin nga sponsorët teknikë janë Franca dhe Gjermania, të cilat përkatësisht nga “Nike” dhe “Adidas” marrin 50 milionë e gjysmë dhe 50 milionë euro.

Në shkallën e tretë të podiumit është Anglia, e sponsorizuar nga “Nike” që i siguron 37 milionë euro nga kontrata e sponsorizimit. Spanja paguhet nga “Adidas” më pak sesa Italia nga “Puma”, rreth 20 milionë.

Të ardhurat totale të pesë ekipeve kryesore kombëtare (më e larta në botë, nëse përjashtojmë atë të Brazilit, i cili merr më shumë se 30 milionë nga “Nike”) tejkalojnë gjysmën e totalit. Dhe nuk është rastësi që në pesëshen më të mirë, janë pesë ligat më të mira europiane të futbollit.