MENU
klinika

Euro 2020, Grupi D

Anglia ngec në shtëpi, pikë shprese për Skocinë

18.06.2021 - 22:57

Spektakël mes Anglisë dhe Skocisë. Shumë ritëm, plot raste, shtyllë, përplasje, por në fund mungoi goli. Angli-Skoci përfundon në barazim 0-0. 45 mijë tifozët e pranishëm panë një ndeshje të bukur.

Në fillim ishin miqtë që bënë presion në “Wembley”, por më pas anglezët marrin frenat e lojës në dorë dhe kriojnë dy mundësi të mira shënimi.

Shtylla i mohon golin Stones pas gjuajtjes me kokë në minutën e 11-të, ndërsa Mount dy minuta më pas nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë afër vijës fatale.

Në 29’ Harry Kane provoi me kokë, por nuk ia doli. Vetëm një minutë më pas Skocia pati shansin e artë, por portieri Pickford bëri një pritje fantastike. Edhe pjesa e dytë me shumë ritëm. Anglia dominuese, afrohet dhe provon, por mungojnë gjuajtjet brenda kuadratit.

Në krahun tjetër, Skocia zbret rrallë, por është e rrezikshme. Një ndeshje e bukur dhe emocionuese, por kur mungon goli, ia zbeh pak shkëlqimin. Një pikë për Anglinë, që shkon në 4 pikë, ndërsa Skocia merr pikën e parë dhe është në lojë ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak