MENU
klinika

Miqësorja

Belgjika mposht Kroacinë, Lukaku kalon Messin e Neymar

06.06.2021 - 22:51

Belgjika fitoi miqësoren me Kroacinë në prag të Europianit. Vendasit fituan 1-0 me gol të shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 38-të të ndeshjes.

Lukaku ishte në super formë, teksa me golin e realizuar mbrëmjen e sotme ka thyer një rekord personal, duke arritur shifrën e 60 realizimeve në 93 paraqitje me Belgjikën.

“Big Rom” me këtë rekord ka kaluar disa emra të mëdhenj të futbollit si Messi, Ronaldo, Neymar dhe Ibrahimovic me kombëtaret përkatëse. Belgjika është një nga pretendentët e Euro 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN