MENU
klinika

NBA, play-off

Çiftet gjysmëfinaliste në Lindje, Jazz ia del në Perëndim

03.06.2021 - 10:51

Janë përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste në Konferencën e Lindjes në NBA dhe duelet që do të luhen duke nisur nga java e ardhshme. Philadelphia mposhti 129-112 Washington Wizards, duke fituar 4-1 serinë e çerekfinaleve.

Seth Curry me 30 pikë e Harris me 28 bënë diferencën në fushë. Nuk zhgënjeu as Ben Simmons, që realizoi një “triple double” 19 pikë, 10 rebound, 11 asist. Mungoi lideri ekipit për Philadelphian, Embiid, i cili u dëmtua në ndeshjen katërt.

Skuadra e fundit gjysmëfinaliste në Lindje është Atlanta Hawks, që mposhti 103-89 New York Knicks, ndeshje e dominuar nga miqtë, që fituan 4-1 serinë e përballjeve mes tyre. Young me 36 pikë ishte lider në fushë për Atlantan, që e meritoi kualifikimin.

Në Perëndim, Utah jazz bëhet gjysmëfinalisti i parë, pas fitores 126-110 ndaj Memphis, duke fituar gjithashtu 4-1 serinë. Mitchell realizoi 30 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Clarkson me 24 pikë e Gobert me 23 pikë e 15 rebound.

Ndeshja e fundit nxori fituese Dallas Mavericks, që mundi 105-100 Los Angeles Clippers jashtë fushe, duke udhëhequr 3-2 serinë. Doncic mposhti i vetëm rivalët, duke realizuar 42 pikë e 14 asist.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale Play off

Philadelphia 76ers – Washington Wizards 4-1

Brooklyn Nets – Boston Celtics 4-1

Milwaukee Bucks – Miami Heta 4-0

New York Knicks – Atlanta Hawks 1-4

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Philadelphia 76ers – Atlanta Hawks

Brooklyn Nets – Milwaukee Bucks

Konferenca e Perëndimit – Play off

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 4-1

Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 3-2

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 3-2

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 2-3

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN