MENU
klinika

Roland Garros

Eliminohet edhe kampionia, 4 emra surprizë në gjysmëfinale

09.06.2021 - 16:50

Katër emrat në gjysmëfinalet e femrave në “Roland Garros” janë surprizë, teksa do të luajnë për herë të parë në këtë fazë.

Tenistja çeke Barbora Krejcikova dhe ajo greke Maria Sakkari janë dy gjysmëfinalistet e fundit të grand slam të kualifikuara sot pasdite. Dy emra surprizë, që për herë të parë në karrierën e tyre shkojnë në gjysmëfinalen e një turneu të madh.

Krejcikova mundi 2-0 (7-6, 6-3) 17-vjeçaren amerikane Cori Gauff, një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Po 2-0 (6-4, 6-4) fitoi edhe grekja Sakkari, që eliminoi polaken Iga Sëiatek, kampionen në fuqi të këitj turneu.

Kjo e fundit ishte favorite për të fituar edhe këtë vit, por u dorëzua më herët. Nesër (10 qershor) do të luhen dy gjysmëfinalet për femra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN