MENU
klinika

Euro 2020

Historia me Eriksen e Euro ’92, Danimarka do triumfin

22.06.2021 - 09:58

Danimarka bëri një superndeshje, duke mposhtur 4-1 Rusinë dhe me më me këtë sukses kaloi në fazën tjetër të Euro 2020. Ishte një ndeshje për “jetë a vdekje”, kjo edhe për Christian Eriksen që e ka ndjekur nga shtëpia e tij pranë familjes dhe në fund uroi shokët.

Danimarka, edhe pse me dy humbje në dy ndeshjet e para, arriti të fitonte duelin më të rëndësishëm, dhe duke marrë 3 pikët, në sajë edhe të humbjes së Finlandës ndaj Belgjikës, u kualifikua në vend të dytë në grup.

Duke u kthyer mbrapa në kohë, ka një analogji historike me Europianin 1992, kur sërish me vetëm një fitore, Danimarka u rendit e dyta pas Suedisë dhe më pas fitoi edhe kompeticionin.

Fitorja e thellë 4-1 ndaj Rusisë me golat e Damsgaard, Poulsen, Christensen dhe Maehle ishin qershia mbi tortë për të harruar atë tmerr që përjetuan në Danimarkë-Finlandë, kur Eriksen pësoi arrest kardiak dhe pa vdekjen me sy.

E gjithë Danimarka festoi! Por, pa ndihmën e Lukakut me shokë nuk do të ishte e mundur, ndoshta kështu ishte shkruar kështu. Tani Danirmakën e pret Uellsi, ëndërra vazhdon.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak