MENU
klinika

Alarmi i OKB për klimën

Ngrohja globale rrezikon njerëzimin

23.06.2021 - 10:16

Ngrohja globale mbi pragun e vendosur nga marrëveshja e klimës në Paris do të kishte ndikime të pakthyeshme në sistemet njerëzore.

Nëse arrihen +2 gradë celsius në vend të +1.5, rreth 420 milionë më shumë njerëz në Tokë do të duhet të përballen me valë ekstreme të nxehtësisë dhe deri në 80 milionë më shumë njerëz në botë mund të kërcënohen nga uria. Kjo është ajo që thuhet në një draft të raportit të Grupit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mungesa e ujit, eksodi, kequshqyerja, zhdukja e specieve: jeta në Tokë siç e dimë se do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi i klimës kur fëmijët e lindur në 2021 do të jenë 30 vjeç ose edhe më herët, paralajmëron IPCC.

Cilado qoftë shkalla e zvogëlimit të emisioneve të gazrave serë, ndikimet shkatërruese të ngrohjes globale në natyrë dhe njerëzimin që varen prej saj do të përshpejtohen dhe do të bëhen të prekshme me dhimbje shumë më përpara 2050, thuhet në projekt-raport.

“Jeta në Tokë mund të rikuperohet nga ndryshime të mëdha klimatike duke evoluar në specie të reja dhe duke krijuar ekosisteme të reja, por njerëzimi nuk mundet, vijon IPCC.

Raporti i plotë i vlerësimit me 4,000 faqe, është shumë më alarmant sesa ai i mëparshmi në 2014, që synon të drejtojë vendimet e ardhshme të politikave. Ndërsa konkluzionet e tij kryesore nuk do të ndryshojnë, ai nuk do të dalë zyrtarisht deri në shkurt 2022, pas miratimit të tij me konsensus nga 195 shtete anëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit