MENU
klinika

Rekordet e kroatit

Perisic hyn te legjendat, barazon Suker

23.06.2021 - 11:09

Po të ishte luajtur ky Kampionat Europian një vit më parë, pothuajse me siguri do të flisnim për diçka tjetër. Sidoqoftë, kështu është futbolli: rikthen fuqinë në historitë që duken të mërzitshme, duke i bërë ato të gjallërohen. Ajo e Ivan Perisic nuk mund të jetë një përjashtim.

Gjaku kroat, nga ana tjetër, si temperamenti ballkanik, nuk është kurrë i fjetur: tenton gjithmonë për më lart. Perisic kishte nevojë ta rigjente veten dhe ia doli dy herë: në kthimin e tij tek Interi, verën e kaluar, si dhe në kombëtare.

Shifra shumë të qarta: 42 ndeshje dhe 5 gola në Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions. Një titull kampioni në dorë, në maj, me një buzëqeshje në fytyrë. Ai arriti ta shndërrojë mosbesimin në soliditet, të cilin e mori me vete në “Euro 2020”.

Këtu historia nuk ka ndryshuar: 90 minuta kundër Anglisë, paraqitje e mirë. 90 minuta kundër Republikës Çeke, goli i barazimit. 81 minuta kundër Skocisë, pothuajse gjithçka. I bezdisuri, i kryqëzuari është kthyer në stilin e tij më të mirë. Qenia e tij “historike” me kombëtaren është konkrete dhe joabstrakte.

Me golin e shënuar në “Hampden Park”, ai barazoi Davor Suker, për sa i përket numrit të “rrjetave” në turne të mëdhenj ndërkombëtar (Europian dhe Kupë Bote) në historinë e lojtarëve kroatë, 9.

Tashmë ekziston mundësia e vendosjes së rekordit personal, në të tashmen dhe në të ardhmen e afërt. Në “Euro 2020” dhe më tej, duke filluar nga ai vetë, nga driblimi dhe nga karakteri.

Anësori kroat hyn në histori të Kampionatit Europian edhe për dicka tjetër, pasi është hera e dytë që shënon dhe asiston në një ndeshje të kompeticionit që nga viti 1980.

Ndërkohë Dimitri Paye dhe Wesley Sneijder kanë të njëjtin rekord ndërsa Cristiano Ronaldo renditet në vendin e parë, pasi e ka bërë 5 herë një gjë të tillë. Me pak fjalë, prezenca e Perisic në kombëtaren kroate është thelbësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formacionet e mundshme të Portugali-Francë

CR7 përballë Mbappe dhe jo vetëm, finalja e parakohshme