MENU
klinika

Ish-kapiteni i Real Madrid

Sergio Ramos nuk preferon Anglinë dhe Italinë

21.06.2021 - 22:08

Ndonëse ka një thirrje nga Mourinho për te Roma, Sergio Ramos me shumë mundësi do t’i bashkohet PSG sezonin e ardhshëm. Siç raporton prestigjiozja “AS”, ish-lojtari i Realit të Madridit ka disa oferta nga klube të rëndësishme dhe njëra është ajo e ekipit parizien.

Përveç asaj të PSG-së, Ramos ka edhe dy oferta të tjera nga ekipet e Manchesterit, City dhe United, megjithëse Citizens thjesht kanë shfaqur interes, pasi janë të kompletuar në repartin e pasmë.

Midis dy ekipeve të Mançesterit, përfaqësuesit e spanjollit i kanë dhënë përparësi ofertës së “Djajtë të Kuq” për shkak të historisë dhe madhështisë së klubit anglez. Sidoqoftë, sikurse ka konfirmuar “AS”, oferta e PSG është më e mira financiarisht.

Një tjetër arsye që e tërheq Ramos drejt Francës është Parisi. Kryeqyteti francez është një destinacion ideal si për lojtarin ashtu edhe për familjen. Gjigantët francezë mund t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare, pikërisht atë që kërkonte ish-kapiteni i “Los Blancos”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN