MENU
klinika

Euro 2020, Grupi D

Spektakël në derbin britanik në “Wembley”

18.06.2021 - 21:52

Ashtu sic pritej, ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë ishte një spektakël më vete, të paktën në 45 minutat e para. Shumë ritëm, plot raste, shtyllë, përplasje, por në fund mungoi goli.

45 mijë tifozët e pranishëm panë një pjesë të parë të bukur. Në fillim ishin miqtë që bënë presion në “Wembley”, por më pas anglezët marrin frenat e lojës në dorë dhe krijojnë dy mundësi të mira shënimi.

Shtylla i mohon golin Stones pas gjuajtjes me kokë në minutën e 11-të, ndërsa Mount dy minuta më pas nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë afër vijës fatale. Në 29’ Harry Kane provoi me kokë, por nuk ia doli.

Vetëm një minutë më pas Skocia pati shansin e artë, por portiere Pickford bëri një pritje fantastike. Një pjesë e parë me ritëm të jashtëzakonshëm, por mungoi goli. Gjithsesi, tifozët po kënaqen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak