MENU
klinika

NBA, play-off

Suns fitojnë edhe të dytën, më afër titullit

23.06.2021 - 09:29

Dy fitore radhazi në serinë e finaleve, tani Phoenix Suns udhëheq 2-0 ndaj Los Angeles Clippers, teksa është edhe 2 fitore larg titullit kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA. Suksesi i fundit ishte shumë i vështirë për vendasit.

Suns triumfuan me vetëm një pikë diferencë 104-103 ndaj Clippers në takimin e dytë. Vendasit shfrytëzuan mjaft mirë faktorin fushë në dy sfidat e para, duke i fituar të dyja ato. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, vendosur në sekondat e fundit në favorin e Phoenix.

Më i miri në fushë për vendasit ishte Payne me 29 pikë, mbështetur nga Ayton me 24 pikë e 14 rebound, si dhe Booker me 20 pikë. Në kahun tjetër, mungesa e Leonard, i dëmtuar, u ndje shumë te Clippers.

Më i miri për miqtë ishte George me 26 pikë, ndërsa Jackson realizoi 19 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Tani do të jenë dy ndeshje radhazi në Kaliforni, në fushën e Clippers. Nesër nisin finalet play off edhe në Lindje mes Milwaukee Bucks dhe Atlanta Hawks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN