MENU
klinika

NBA, play-off

Suns një hap larg finales, udhëheq Philadelphia

12.06.2021 - 09:41

Phoenix Suns është një fitore larg finales së play-off në Konferencën e Perëndimit pasi suksesit 116-102 në fushën e Denver Nuggets. Tashmë Suns udhëheqin 3-0 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale.

Diferencën në fushë e bënë dyshja Booker-Paul, që të dy së bashku realizuan 55 pikë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Jokic për Nuggets. Mjafton edhe 1 fitore dhe Suns kalojnë në finale.

Në Lindje, Philadelphia merr avantazhin 2-1 ndaj Atlanta Haëks. 76ers bindën jashtë fushe, duke fituar 127-111. Embiid protagonist për Philadelphian me 27 pikë, i mbështetur nga Collins me 23. Young për vendasit shënoi 28, por që mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN